1. Home
  2. /
  3. Afterschool

 Programi i afterschool-it – Mbështetje dhe Zhvillim për Fëmijët Tuaj

Programe pas shkolle në Tiranë për fëmijë: ndihmë për detyrat e shtëpisë, mësim anglisht, aktivitete kreative për fëmijë. Ambient i sigurt pas orarit të shkollës.
Kujdes dhe Mësim pas Shkollës

Çfarë përmban programi ynë “PAS SHKOLLE”?

Programi ynë afterschool në Tiranë është krijuar për të ndihmuar fëmijët të vazhdojnë zhvillimin e tyre edhe pas përfundimit të orarit shkollor. Në Future Centre, ne ofrojmë një ambient të sigurt, të organizuar dhe motivues ku fëmijët mund të bëjnë detyrat, të mësojnë dhe të angazhohen në aktivitete të dobishme.

Ky program pas shkollor është i strukturuar për të balancuar mësimin dhe argëtimin. Fëmijët marrin ndihmë për detyrat e shtëpisë, duke u mbështetur nga mësues të kualifikuar që i ndihmojnë të kuptojnë më mirë lëndët dhe të përmirësojnë rezultatet në shkollë. Paralelisht, përfshihet edhe afterschool anglisht, ku ata zhvillojnë aftësitë e komunikimit në një mënyrë natyrale dhe të këndshme.

Programi përfshin gjithashtu aktivitete kreative dhe lojëra edukative që ndihmojnë në zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve. Ne besojmë se një fëmijë mëson më mirë kur ndihet i sigurt, i motivuar dhe i përfshirë.

Me grupe të vogla dhe vëmendje të personalizuar, çdo fëmijë ka mundësinë të zhvillohet sipas ritmit të tij. Future Centre është zgjedhja ideale për prindërit që kërkojnë një zgjidhje të besueshme dhe cilësore për kohën pas shkollës.
Çfarë përfshihet

Gjithçka në një program

Ndihmë për detyra
Mbështetje e përditshme nga mësues të përgatitur.
Mësim anglisht
Mësim i gjuhës angleze për zhvillim të plotë të aftësive gjuhësore.
Pikturë, art dhe projekte praktike
Zhvillojmë kreativitetin e fëmijëve përmes pikturës, artit dhe projekteve praktike.
Lojëra edukative
Zhvillim përmes lojës dhe bashkëpunimit
6–12 vjeç
Për kë është?

Për fëmijë në moshë shkollore

Programi ynë afterschool është i përshtatshëm për fëmijë në moshën 6 deri në 12 vjeç që frekuentojnë shkollën fillore. Ne krijojmë një ambient inkurajues ku çdo fëmijë ndjehet i mirëpritur, i respektuar dhe i mbështetur në udhëtimin e tyre edukativ.
Aktivitete të ndryshme për mosha të ndryshme
Mbështetje e personalizuar për çdo fëmijë
Mjedis i sigurt dhe argëtues për të gjithë
Orari

Dita në Afterschool

Ora
Aktiviteti
14:00–15:00
Pushim + lojë
15:00–16:00
Detyra
16:00–17:00
Anglisht / aktivitete
Orari & Formati

Mëso sipas ritmit tënd

Ambient i sigurt

Staf i kualifikuar

Grupe të vogla

Zhvillim progresiv

Rezultate reale

Çfarë thonë studentët tanë

Shiko çfarë mendojnë klientët dhe partnerët tanë për ne!
5.0
Google Rating

Pyetje të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta për programin tonë Afterschool
01
Sa kushton programi Afterschool?

Çmimi i programit Afterschool varet nga paketa e zgjedhur. Na kontaktoni për detaje dhe ofertë të personalizuar.

02
A përfshihet ushqimi?

Ushqimi është opsional dhe mund të zgjidhet sipas preferencës, duke ju dhënë fleksibilitet të plotë për të përfshirë ose jo këtë shërbim në program.

03
Çfarë përfshin programi Afterschool?

Programi përfshin ndihmë në detyra, mësim anglisht, aktivitete kreative dhe zhvillim të aftësive sociale.

Fillo sot

Regjistrohu për një provë falas

Regjistrohu tani dhe hap dyert për studime dhe punë në Europë.
90%+ Kalueshmëri
500+ Studentë
9 Certifikime