Future Centre

Historia jone

Rreth Nesh

Historia jone

“Future Centre”, e themeluar në vitin 2016, filloi si një shkollë modeste e gjuhëve të huaja në Tiranë, pranë ish-Stacionit të Trenit dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Duke filluar me hapa të vegjël e të qëllimshëm, shkolla demonstroi shpejt përkushtimin dhe aftësitë e saj të bashkëpunimit, duke çuar në suksese të hershme.

Qendra pasoi një rritje e shpejtë, duke përfshirë partneritete të reja dhe hapjen e dy degëve të tjera. Shkolla është zgjeruar që atëherë në një ambient modern pranë Liceut Artistik dhe ish-Tregut Elektrik në Tiranë dhe i shërben Lushnjës prej gjashtë vitesh dhe Vlorës prej tre vitesh.

Misioni & Vizioni

Misioni Në Future Centre, misioni ynë është të fuqizojmë individët përmes edukimit me cilësi të lartë në gjuhë të huaj, duke nxitur komunikimin dhe mirëkuptimin global. Të themeluar në vitin 2016, ne jemi të përkushtuar për të ofruar përvoja dinamike dhe të arritshme të të mësuarit që plotësojnë nevojat e ndryshme të studentëve tanë dhe promovojnë të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Vizioni Vizioni ynë është të jemi një qendër kryesore për edukimin gjuhësor, duke zgjeruar shtrirjen dhe ndikimin tonë në të gjithë Shqipërinë dhe më gjerë. Duke inovuar vazhdimisht dhe duke iu përshtatur peizazhit arsimor në zhvillim, ne synojmë të kapërcejmë boshllëqet kulturore dhe t'i pajisim studentët tanë me aftësitë e nevojshme për të lulëzuar në një botë të globalizuar.

Ne ofrojme

Në “Future Centre”, ne ofrojmë kurse të gjuhëve të huaja nga niveli fillestar deri në C1 në gjuhë të tilla si anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, greqisht dhe spanjisht. Ne gjithashtu përgatisim studentët për provimet ndërkombëtare si TOEIC, TOEFL, APTIS, IELTS, GOETHE dhe CELI.

Për më tepër, ne asistojmë me lëndët shkollore, duke përfshirë gjuhën dhe letërsinë shqipe, matematikën, fizikën, biologjinë dhe kiminë, nga përgatitja e provimit deri tek mbështetja shtesë.

Programi ynë "Pas shkollës" u ofron fëmijëve më të vegjël kujdes dhe mbështetje të personalizuar për detyrat e shtëpisë, së bashku me aktivitete angazhuese të përshtatshme për moshën e tyre. Kjo i ndihmon ata të përmirësojnë aftësitë e tyre në anglisht, fokusin dhe zhvillimin e përgjithshëm.

Pak nga historia ...

Nentor 2024

U hap sipari i një Kongresi mjaft të rëndësishëm për shkëmbim e bashkëpunim në një fushë me rëndësi siç është mësimdhënia dhe integrimin duke u paraqitur si dhe një mundësi e artë për të gjitha shkollat e gjuhëve.

AMIF-I, një projekt i Fondit për Azilin, Migracionin dhe Integrimin, pas një bashkëpunimi të frytshëm të Re-Alis-it dhe bashkëfinancim me Bashkimin Evropian, prezantohet si një projekt ambicioz i bazuar në dy shtylla kryesore: atë të standardizim të mësimit të gjuhës dhe parashikimin e masave paraprake për integrimin e infermierëve.

Në kuadër të kësaj nisme Future Centre krahas të tjerave mbështetet me:

  1. Materiale, pra literaturë e implementuar në kurrikula;

  2. Metodën- përmbajtje për programin mësimor;

  3. Trajnime jo vetëm për mësuesit por edhe për stafin përfshirë menaxherët etj.

Këto komponentë dhe janë tregues që e shndërrojnë shkollën tonë në njërën prej shkollave të gjuhës me standarde më të larta në Shqipëri.

Mbarëvajtja e këtij procesit kryhet një herë në vit, ku RE-Alis-i në bashkëpunim me VFBB e .V., fton të gjitha shkollat e gjuhëve të huaja për të shkëmbyer eksperiencat e tyre, e duke bërë në këtë mënyrë të prekshme problematikat e arritjet e tyre dhe njëkohësisht për të kuptuar funksionimin e punës së gjithsecilit ndërmjet përvojës personale të gjithsecilit.

Në këtë projekt do të vëzhgohet procesi i mësimdhënies, që ata të mund të arrijnë një standard cilësie, duke inkorporuar një mësimdhënieje praktike dhe detyrimi për një vlerësim efikas.

Ndërkohë, një klauzolë tjetër e kësaj sipërmarrjeje është para-integrimi i infermierëve në shtetin gjerman. Ky i fundit përfshin një plan masash për të zbutur integrimin por edhe përshtatjen e tyre në jetën e përditshëm, duke lehtësuar në këtë mënyrë jetesën e tyre në shtetin e ri.

Qëllim tjetër është që të mbahet një kualiteti standard i mësimit të gjuhës gjermane por edhe të përmirësohet më tej në të ardhmen.

Bashkimi Evropian mbështet shumë projekte një prej të cilëve është dhe ky projekt, i cili besojmë se do të jetë mjaft efikas.

15 Maj 2024

U mbajt Konferenca e dytë e AMIF, në Speyer, Gjermani. Me pjesëmarrjen e shkollave të tjera të gjuhëve të huaja. U theksua ideja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve e eksperiencave si elemente kyç për zhvillimin e mëtejshëm profesional.

U firmos njëkohësisht një memorandum bashkëpunimi mes drejtuesve të shkollës sonë dhe Re-Alis, VFBB e .V., dhe AMIF, ky i fundit i certifikuar prej Bashkimit Evropian

22-24 Maj 2024

U mbajt në Qendrën Universitare të Gjuhëve dhe Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Kongresi i X-të i DILLE me temë: “ Gjuhët, territoret dhe kontekstet: politikat linguistiko- edukuese sot”“Lingue, territori e contesti: le politiche linguistico-educative oggi”në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Departamentin e Gjuhës Italiane.

Drejtoresha e Qendrës Gjuhësore Universitare NSBC, Natalia Hoti, së bashku me drejtorin e Future Centre Ardit Lena prezantuan studimin me titull “Language Certification: an Essential Tool for Personal and Professional Development.”

Ky studim vjen pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi mes Qendrës Universitare të gjuhëve dhe Future Centre. U vu theksi në rëndësinë e njohjes së aftësive gjuhësore në gjuhën gjermane përmes marrjes së Certifikatës TELC. Certifikimi tashmë është një mjet thelbësor për njohjen zyrtare të kompetencave gjuhësore, me ndikim mbi fushën akademike dhe profesionale

U prezantuan sipërmarrjet tona të vazhdueshme duke vënë theksin në bashkëpunim e suksesshëm me Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, për të siguruar një certifikim të sigurt e të njohur ndërmjet TELC, si një nyje strategjike për të siguruar sukses.

Ne ofrojmë një zgjidhje për barrierat gjuhësore, dhe shumë më tepër.

Na ndiqni në rrjetet tona sociale!

Adresa & Kontaktet

  • Tirane, Rruga Petro Nini Luarasi, perballe muzeut te shkencave.
    +355 69 391 3079
  • Tirane, Rruga Ismail Qemali, prane liceut Artistik
    +355 69 267 7677
  • Vlore, Tregu i orizit
    +355 69 525 9583
  • Lushnje, Sheshi toka jone
    +355 69 530 5364

©2023. Future Centre. Te gjitha te drejtat e rezervuara.